Griezmann prezantohet, zbulohet numri i fanellës

Barcelona përfundimisht e ka kompletuar transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi.

Skuadra katalonase pagoi 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez te rivali i La Liga-së, e që sot u bë prezantimi zyrtare.

Lojtari 27-vjeçar sot (14 korrik) i kompletoi me sukses testet mjekësore te Blaugranasit, për t’u prezantuar pak çaste më parë nga Josep Bartomeu.

Fituesi i kupës së Botës te Barcelona do ta bartë numrin 17-të në fanellë, e që në sezonin e ri do ta udhëheq sulmin me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam i entuziazmuar për të filluar”, ka thënë fillimisht Griezmann në një interviste për Marcan.

“Do të ketë sfida të reja dhe unë dua të fitoj gjithçka – Ligën, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi ylli francez.

Besohet se Griezmann ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kampionin e La Liga-së me një pagë prej 18 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here