Hamilton nuk ka të ndalur, fiton në çmimin e madh të Britanisë

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton ka fituar garën e mbajtur për Çmimin e Madh të Britanisë.

Hamilton ka vazhduar dominimin në garat e këtij sezoni në Formula 1.

Piloti i Mercedesit edhe pse e nisi si i dyti, arriti të përfundoj i pari pas 52 xhirove në Silverstone.

Në vendin e dytë përfundojë shoku i tij i Mercedesit, Valteri Bottas, ndërsa podiumi u kompletuar nga Charles Leclerc i Ferrarit.

Pozita e katërt dhe pestë në këtë garë iu takoi dy pilotëve të Red Bullit, Pierre Gasly dhe Max Verstappen.

Gara e ardhshme pritet të zhvillohet pas dy javëve në Hockenheimring të Gjermanisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here