Merr fund pritja: Juventus arrin marrëveshje me de Ligt, zbulohet numri i fanellës

Pritja merr fund. Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi holandez ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato, pasiqë interesim për të kishin shfaqur PSG, Barcelona, Reali i Madridit dhe Liverpooli.

Mirëpo është Juventusi ai që ka siguruar shërbimet e de Ligt. Siç raporton Gazzetta dello Sport, Juventus dhe Ajax kanë arritur marrëveshje për transferimin e de Ligt në Torino.

Biankonerët kanë arritur gjithashtu marrëveshje me de Ligt dhe Mino Raiolan. De Ligt pritet të arrijë në Torino sonte ose mëngjesin e nesërm. Juventus do të paguajë 70 milionë euro për transferimin e de Ligt, ndërsa holandezi ka zgjedhur fanellën me numrin 4.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here