Zyrtare: Valencia transferon Maxi Gomez nga Celta Vigo

Valencia ka blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit Maxi Gomez nga Celta Vigo, duke firmosur deri në vitin 2024 me klauzolë 140 milionë euro. Në këtë operacion u përfshi edhe Santi Mina, i cili u rikthye tek Celta Vigo.

22-vjeçari ishte objektiv i Barcelonës, për të investuar tek ai, si pasuesi i ardhshëm i Luis Suarez, por uruguaiani mbeti thjesht një alternativë.

Ka qenë klubi tjetër i La Liga-s që vendosi të investojë tek ai duke arritur marrëveshjen me Celta Vigo, që ka mbajtur një përqindje të kartonit të sulmuesit të talentuar, i cili kërkohej edhe nga West Ham. Klubi anglez ishte gati të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë euro, por kërkoi ta bëjë me disa këste dhe Celta e refuzoi këtë formulë.

Maxi Gomez ka luajtur dy sezone në La Liga, ku numëron 71 ndeshje (68 si titullar dhe vetëm 3 herë në stol). Uruguaiani arriti të shënojë 31 gola dhe të japë 10 asiste për shokët e skuadrës. Falë formës së tij të mirë siguroi një vend në kombëtare dhe ishte prezent në Kupën e Botës në Rusi dhe në Copa America.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here