Higuain mund të lirojë Xhekon e Ikardin, ja si e “josh” tani Roma sulmuesin e Juves

Ëndrra e Romës këtë merkato vere, quhet Gonzalo Higuain. Në kryeqytetin italian e duan “El Pipitan”, edhe pse ai ka kontratë me Juven deri në vitin 2021, dhe me një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, por për argjentinasin hapësira mund të jetë e kufizuar në Torino.

Roma nga ana e saj, është gati ta marrë Higuainin në formulën e huazimit, me detyrim blerje në sezonin tjetër, nëse edhe bomberi ul pretendimet e tij për rrogën vjetore, të paktën 4.5 milionë euro në sezon. Gjithashtu, për ta joshur akoma më shumë, klubi verdhekuq është gati t’i ofrojë edhe shiritin e kapitenit, si një shenjë për besimin ndaj tij.

Tashmë, gjithçka është në dorën e Higuainit. “Po”-ja e tij, mund të hapë dyert e Xhekos për largimin tek Interi, si dhe të Ikardit tek Juventusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here