Lukaku është i shtrenjtë, Inter ka piketuar një tjetër yll për sulmin!

Transferimi i Romelu Lukakut te Interi është gjithnjë e më larg realizimit.

Me fillimin e merkatos  transferimi i Lukakut te Interi dukej një punë e kryer, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Belgu ka shfaqur haptazi dëshirën për tu transferuar në Serie A, ndërsa Antonio Conte e dëshiron atë me çdo kusht në skuadër, mirëpo kërkesa e Manchester United prej 80 miliona eurove po e bën të pamundur transferimin.

Interi ka filluar të kërkojë lojtarë të tjerë për sulmin dhe në shënjestrën e Neroaxurëve ka përfunduar ylli i Atalantës Duvan Zapata.

Corriere dello Sport, raporton se Interi po konsideron mundësinë e transferimit të Zapatas në Meazza.

Zapata shkëlqeu me Atalantën sezonin e kaluar duke shënuar 28 gola në të gjitha kompeticionet.  Vlera e Zapatës në treg është dyfish më e ulët se ajo e Lukakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here