Marrëveshja drejt finalizimit, Ceballos pranë transferimit në Premier League

Dani Ceballos u përfol gjatë për transferim te Milani, më pas doli në skenë Tottenhami, por duket se pas disa dfitësh qetësie totale në skenë ka hyrë fuqishëm Arsenali, raporton AS.

Klubi londinez ka nevojë urgjente për përforcime dhe po tenton të bëjë dy goditje të mëdha për mesfushën dhe sulmin, ndërsa tashmë duket se ka gjetur marrëveshjen me Realin.

Bëhet fjalë për huazim për një sezon, sepse Reali nuk pranon ta shesë kampionin e Europës me Spanjën U21.

Ceballos është me pushime dhe do të kthehet në Madrid në 22 korrik, por e ka të qartë që Zidane nuk e konsideron titullar dhe kërkon të luajë gjetkë, aty ku do i ofrojnë një rol të rëndësishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here