Milan nis sulmin: Para dhe Calhanoglu për yllin e Bundesligës

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe njëri nga lojtarët në shënjestrën e Rosonerëve është edhe Dayot Upamecano.

Upamecano i cili luan për RB Leipzig është pëlqyer nga Paolo Maldini.

RB Leipzig ka kërkuar 30-35 milionë euro për francezin, por Milani ka përgatitur një ofertë joshëse për gjermanët.

Leipzig ka shfaqur interesim për Calhanoglu që në janar dhe Milani është i gatshëm ta përfshijë kartonin e turkut dhe para për Upamecano.

20-vjeçari iu bashkua Leipzigut para dy viteve nga Salzburgu dhe është etabluar si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Bundesligë. Francezi ka luajtur 75 ndeshje me Leipzig dhe ka shënuar 3 gola. Upamecano është pjesë e përfaqësueses së Francës U21.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here