Fillon romanca: Daniele De Rossi ka gjetur skuadrën e re!

Legjenda e Romës, Daniele De Rossi ka vendosur që mos të tërhiqet nga futbolli dhe ta pranojë ofertën e Boca Juniors.

Sky Italia, raporton se De Rossi i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të Boca-s dhe ditët e ardhshme pritet të fluturojë drejt Buenos Aires për të firmosur kontratën.

36-vjeçari ka pasur oferta nga Fiorentina, Bologna, nga Kina dhe SHBA-të, por asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë për Boca Juniors.

Transferimi do të jetë edhe më i lehtë, pasiqë drejtor te Boca është ish bashkëlojtari i De Rossit, Burdiso.

Ata kanë miqësi që nga koha kur luanin te Roma dhe Burdiso disa muaj më parë kishte deklaruar se te Boca Juniors e presin me krahë të hapur De Rossin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here