Griezmann po përgatit diçka speciale për golin e tij të parë në Camp Nou

Antoine Griezmann më në fund u transferua te Barcelona pas shumë vitesh spekulime.

Barcelonës i kushtoi 120 milionë euro transferimi i Griezmann dhe katalanasit janë të bindur se francezi do të shkëlqejë në Camp Nou.

Pritshmëri të larta për sezonin e ri ka edhe vetë Griezmann, i cili ka bërë të ditur se ka përgatitur diçka speciale kur ta shënojë golin e tij të parë në Cam Nou.

“Jam duke përgatitur një festë speciale kur ta shënoj golin tim të parë në Camp Nou. Shpresoj se gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet”, ka deklaruar Griezmann.

Francezi është i njohur për festat e tij interesante dhe mbetet ta shohim se si do ti festojë golat te Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here