Milani me një transferim të madh: Maldini takohet me agjentin e yllit holandez!

Milani është mjaftë aktiv në merkato dhe Paolo Maldini po punon pa pushim për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Ditën e sotme u raportua se Milani ka nisur sulmin për transferimin e Modric. Boban është takuar me agjentin e Modric.

Maldini nga ana tjetër është takuar me agjentin e Memphis Depay në Casa Milan.

Siç raporton Calciomercato, Kees Vos drejtuesi i agjensisë për futbollsit SEG, është takuar me Maldinin në Casa Milan, takim ky që ka zgjatur një orë e gjysmë.

Vos i ka propozuar disa lojtarë Rosonerëve, ndërsa tema kryesore e diskutimit ka qenë Memphis Depay, i cili përfaqësohet nga SEG.

Milani ka shfaqur edhe më parë interesim për Depay dhe duket se këtë verë transferimi i holandezit në San Siro do të realizohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here