Raiola zbulon arsyen pse de Ligt zgjodhi Juventusin

Juventus ka fituar garën për njërin nga lojtarët më të kërkuar këtë merkato, Matthijs de Ligt.

De Ligt mëngjesin e sotëm ka kryer testet mjekësore, ndërsa sëbashku me të ishte edhe agjenti i tij Mino Raiola.

Raiola ka zbuluar arsyen pse de Ligt zgjodhi Juventusin.

“Juventus për momentin është zgjedhja më e mirë për të. Është e rëndësishme që një mbrojtës të luajë në Itali, këtu mund të bëhet më i miri në Botë. Ky hap ishte i domosdoshëm në karrierën e tij. Për momentin Matthijs është futbollisti i ri më i mirë në botë”, ka deklaruar Raiola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here