Neuer zbulon të ardhmen e tij

Deklarata e menaxherit të Manuel Neuer se kapiteni mund të largohet në qoftë se Bayern Munchen nuk reagon në merkato dhe nuk afron lojtarë cilësorë bëri bujë në mediet e Europës. 

Portieri ka folur pas humbjes me Arsenal-in me rezultatin 2-1 dhe është shfaqur i qetë në lidhje me merkaton. “Presidenti do që të ketë një skuadë top për sezonin e ri. Jam ende i qetë.

“Nuk ka mbaruar asgjë. Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic nuk ka qëndruar kot në Gjermani. Kam besim te presidenti dhe jam i sigurt se do të bëjë një punë të mirë. Unë kam mendimin tim për merkaton dhe di ku duhet ta them atë. Kam folur me presidentin dhe bisedat personale nuk i nxjerrimnë medie”, – u shpreh “Gardiani i portës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here