„Unë e kam mësuar Ronaldon se si ta godas topin, por ai kurrë këtë nuk do ta pranojë“

Mario Jardel në vitet e nëntëdhjeta dhe fillim të shekullit të ri ishte një prej sulmuesve më të mirë në Evropë.

Pas një nisjes së karrierës në Brazil, Jardel në vitin 1996 arriti në Porto, ku tri herë u shpall golashënuesi më i mirë i Evropës duke realizuar në total 170 paraqitje dhe ka shënuar 168 gola.

Në vitin 2001, ai nënshkroi për Sporting Lisbonën me të cilin ka fituar titullin e kampionit të Portugalisë dhe ka pasur 62 paraqitje për klubin dhe shënoi 67 gola.

Në Sporting, ai luajti me Cristiano Ronaldon, i cili ishte në fillim të karrierës gjersa në një bisedë me gazetën portugeze, Globo, ai zbuloi se ishte mentor i futbollistit të Juventusit.

“Pa dyshim, ai mësoi shumë gjëra nga unë. Ne kemi luajtur dy vjet së bashku në Sporting, ku më pas u transferova te Galatasaray. I mësova se si dhe kur për të godas topin. Nëse ju e pyesni Ronaldon a është e vërtetë, sigurisht që do t’iu gënjen dhe do të thotë se unë nuk e kam mësuar”, tha Jardel.

Më shumë se 15 vjet më vonë, Ronaldo është bërë një nga futbollistët më të mirë në histori. Nga ana tjetër, 45-vjeçari u pensionua në vitin 2012 dhe ka probleme me financat, por gjithashtu mbahet mend si një ndër sulmuesit më të rrezikshëm me kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here