Modric te Milan? Ja përgjigjia e Maldinit

Paolo Maldini dhe Theo Hernandez janë ngacmuar nga gazetarët e pranishëm edhe në lidhje me mundësinë e transferimit të Luka Modric te Milani.

“Nuk e kemi negociuar kurrë! Kërkojmë profile të rinj dhe të fortë dhe profile me eksperiencë që t’i rrisin këta futbollistë”.

“Një profil si Modric do të ishte perfekt, por ne nuk kemi biseduar kurrë me të”, u shpreh Maldini.

Sakaq, Theo Hernandez, i cili ka luajtur me kroatin te Real Madridi tha: “Kam lexuar dhe dëgjuar. Nuk kam biseduar me Luka (Modric) por edhe nëse do ta kisha bërë nuk do ta thoja këtu… (qesh)”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here