Një emër i ri për sulmin: Milan transferon yllin e Atletico Madrid

Milani synon transferimin e yllit të Atletico Madrid, Angel Correa dhe agjenti Jorge Mendes po ndihmon Rosonerët që ta shesin Andre Silvën dhe Cutronen për të arkëtuar paratë për argjentinasin.

Milani këtë merkato është në kërkim të një qendërmbrojtësi, një mesfushori dhe një sulmuesi të dytë, pasiqë Giampaolo dëshiron ta kompletojë skuadrën e tij për të luajtur me formacionin 4-3-1-2 sezonin e ardhshëm.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marizio ka bërë të ditur se Milani do të synojë transferimin e Angel Correas nga Atletico Madrid.

Di Marzio raporton se bisedimet mes klubeve kanë filluar. Correa sezonin e kaluar ka luajtur 34 ndeshje në La Liga me Atleticon dhe ka shënuar 3 gola dhe 2 asistime.

Mendes do ta ndihmojë Milanin për të arkëtuar paratë e nevojshme për Correan i cili kushton 55 milionë euro. Mendes pritet ta shesë Andre Silvan dhe Patrick Cutronen.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here