Si planifikon Juventusi të bëhet klubi më i madh në Europë

Me transferimin e Matthijs de Ligt, Juventus ka dhënë një tjetër sinjal për tu bërë mbretërit e Europës. Por cili është plani i tyre për tu bërë numër 1 në Europë?

Biankonerët e kanë dominuar futbollin italian për tetë vite rradhazi, duke u etabluar si një klub pa konkurencë në Serie A.

Ndërsa transferimet si Ronaldo dhe de Ligt kanë për qëllim edhe anën e marketingut, me synim që Juventusi të bëhet klubi me influencën më të madhe në glob.

Fillimi i një epoke të re 

Juventus preku fundin kur në vitin 2006 u dënua për shkak të trukimit të ndeshjeve dhe u detyrua të luajë në Serie B. Juventus u rikthye në Serie A, ndërsa në vitin 2010 Andrea Agnelli u bë presidenti i ri i Biankonerëve.

Agnelli erdhi me një frymë të re në klub dhe me një vizion të ri. Gjithçka  është e bazuar te fitorja dhe te rritja e Juventusit si klub edhe jashtë futbollit. Në ditët e sotme transferimi i Ronaldos dhe de Ligt duket diçka e natyrshme, por para 10-të viteve një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Një shtëpi të re

Një tjetër moment historik është stadiumi i ri i Juventusit. Me 11 shtator të vitit 2011 u hap stadiumi i ri i Juventusit ndërsa Biankonerët shënuan fitore 4-1 ndaj Parmës. Stadiumi tërhoqi vëmendje për afërsinë e tribunave me fushën, karakteristikë kjo e futbollit anglez. Gjithashtu stadiumi i Juventusit është stadiumi i vetëm në Itali nën pronësinë e një klubi dhe kjo i ka dhënë një identitet të ri klubit.

Ndryshimi i brendit

Në vitin 2017 Juventus ndryshoi stemën dhe nga stema u hoq simboli i demit. Qëllimi i stemës së re është që Juventus të njihet si klub në të gjithë botën kur njerëzit ta shohin shenjën J.

Politika e merkatos

Njëri nga meritorët më të mëdhenj për Juventusin e ri është Beppe Marotta. Marotta erdhi te Juventusi sëbashku me Agnellin dhe u etablua si mbreti i transferimeve me kosto zero. Në vitet e tij të para Marotta siguroi transferimin e lojtarëve si Leonardo Bonucci, Andrea Barzagli, Arturo Vidal dhe me parametra zero transferoi lojtarë si Andrea Pirlo, Paul Pogba, Dani Alves dhe Emre Can. Tani pasuesi i Marottas, Fabio Paratici e vazhdoi traditën duke transferuar Cristiano Ronaldon, Matthijs de Ligt dhe me parametra zero Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot. Tani Juventus është një klub ku lojtarët më të mirë nuk e refuzojë asnjëherë.

Ardhja e Ronaldos 

Me transferimin e Ronaldos Juvenus i shokoi të gjithë dhe tani të gjithë flasin për Biankonerët.Që nga ardhja e Ronaldos Juventus fitoi 1.5 milionë ndjekës në Instagram brenda 24 orëve. Me transferimin e Ronaldos Juventus ka përfituar shumë sa i përket anës së marketingut dhe dëshmi është ardhja e de Ligt.

Liga e Kampionëve

Pas tetë viteve dominim në Itali synimi i vetëm i Juventusit mbetet Liga e Kampionëve. Trofeu i Ligës së Kampionëve është pjesa e vetme që mungon në epokën e re të Juventusit dhe Biankonerët do të bëjnë ç’mos për ta fituar atë këtë vit.

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here