Correa është i shtrenjtë: Milani ka gjetur sulmuesin e duhur në Argjentinë

Milani është duke monitoruar yllin argjentinas Mario Zaracho si alternativë e Angel Correas.

Gianluca Di Marzio lansoi një lajm bombastik duke bërë të ditur se Milani është në bisedime me Atleticon e Madridit për transferimin e Angel Correas.

Mirëpo e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, raporton se Milani ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi argjentinas Mario Zaracho, pasiqë Atletico për Correan ka kërkuar 55 milionë euro.

Milani pritet të ofrojë 18 milionë euro për Zarachon, i cili mund të luaj si sulmues i krahut dhe mesfushor sulmues.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here