De Jong i zhgënjyer: E doja de Ligt te Barcelona

Mesfushori i ri i Barcelonës, Frenkie de Jong ka komentuar lëvizjen e mikut të tij Matthijs de Ligt te skuadra e Juventusit.

I riu shprehet se do të donte ta shihte me fanellën e katalanasve.

“Do të doja ta shihja me Barcelonën. Ishte një zgjedhje që i takonte atij, të vendoste për të mirën e familjes, menaxherit dhe të dashurës.

“Juventusi është një klub i madh dhe jam i lumtur për të që shkoi në Itali, normalisht do të doja ta shihja me fanellën e Barcelonës. Do të isha më i lumtur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here