Marcelo: Neymar më i mirë se Hazard

Marcelo e ka lavdëruar bashkëlojtarin e ri, Eden Hazard, por sipas tij bashkëkombësi i tij, Neymar, është më i mirë.

Neymar u bashkua me Paris Saint-Germain nga Barcelona në vitin 2017, por ylli i Brazilit është lidhur me një largim nga francezët gjatë gjithë verës.

Real Madridi tashmë ka bërë disa nënshkrime të mëdha si Eder Militaon, Luka Jovicin, Rodrygo Goes dhe Ferland Mendy këtë afati kalimtar, por nënshkrimi më i madh i klubit është ish- sulmuesi i Chelseat, Hazard.

Sipas mbrojtësit Marcelo, ylli belg ka cilësinë që të konsiderohet ndër më të mirët në botë nëse vazhdon me ritmin e tij të tanishëm, por Neymar është më i mirë për të.

“Eden është një lojtar i madh”, ka thënë fillimisht Marcelo në një intervistë për gazetën Marca.

“Një lojtar me cilësi të madhe dhe, ashtu si Neymar, ka kualitetin që të jetë në pesë të parët”.

“Ai është mbresëlënës, nuk mund t’i krahasosh ata, por Neymar është më i mirë për mua”, përfundoi braziliani. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here