Jordan Veretout ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij në Romë, si huazim me detyrim blerje nga Fiorentina për 17 milionë euro plus bonuse.
Mesfushori 26-vjeçar kishte testet e tij mjekësore këtë mëngjes dhe vuri lapsin mbi letër në një kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Detajet financiare u konfirmuan në një deklaratë nga Giallorossët, duke vënë në dukje se ata do të paguajnë një milion euro për huazimin një-sezonal dhe janë të detyruar ta blejnë atë për 16 milionë euro të tjera gjatë verës.
Ka edhe një tjetër shifër prej dy milionë eurosh të cilat janë bonuse të lidhura me performancën.
Veretout ishte blerë nga Aston Villa në vitin 2017 për shtatë milion euro dhe këtë verë u lidh gjithashtu me Milanin, Napolin dhe Olympique Lyon.
Welcome to #ASRoma, Jordan Veretout! ?
More details ➡️ https://t.co/X0Kg6lbwVF pic.twitter.com/0Yze5kbFRT
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 20, 2019