E bujshme: Milan dhe Roma shkëmbejnë Suso-Zaniolo!

Drejtuesit e Milanit po punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori ofanziv dhe një qendërmbrojtësi.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Milani është Suso. Interesim për spanjollin ka shfaqur Roma dhe Milani do të tentojë të përfitojë nga kjo situatë.

Rosonerët kanë kërkuar nga Roma që në ofertën për Suson të përfshihet edhe Zaniolo, ndërsa Giallorosët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit.

Gjithashtu te Milani janë të hapur që në ofertën për Suson të përfshiehet Cengiz Under ose Patrick Schik. Milani kërkon 40 milionë euro për Suson, ndërsa Roma mund të ofrojë një lojtarë dhe para për ta ulur çmimin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here