Solskjaer ka gjetur pasuesin e Lukakut: Në Old Trafford transferohet ylli i shumëkërkuar

Mediat angleze raportojnë se Manchester United është pranë transferimit të Nicolas Pepe nga Lille.

Pepe sezonin e kaluar shkëlqeu në Ligue 1 dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për të.

Ole Gunnar Solskjaer e konsideron atë si pasuesin ideal të Lukakut dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 75 milionë euro.

Djajtë e Kuq gjithashtu janë në bisedime për transferimin e Bruno Fernandes nga Sporting Lisbon.

Sa i përket Harry Maguire ende nuk ka asnjë përparim, pasiqë Leicester ka refuzuar ofertën e fundit prej 85 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here