30 milionë euro fitim për Milanin, Silva “kapar” për…

G

Sipas mediave ital iane, Milani ka rënë dakord me Monakon për shitjen e Andre Silvës. Me të mbërritur në Boston mbrëmjen e së shtunës, lojtari është nisur përsëri drejt Europës për të kryer vizitat dhe për të hedhur firmën në kontratën që do ta bëjë një lojtar të ri në Principatë. Kuqezinjtë do të arkëtojnë 30 milionë euro nga kjo marrëveshje ku përfshihen edhe disa bonuse.

Portugezi ka qenë gjithnjë në listën e shitjeve dhe nuk dukej se mund të kishte një të ardhme te Milani pasi u kthye nga huazimi i dështuar te Sevija në sezonin e kaluar. Largimi i 23- vjeçarit ndihmon “Djallin” të shënojë një plusvalencë prej 9 milionë eurosh buxhet, teksa kursimi nga rroga e tij për tri vitet e mbetura në kontratë prek 12 milionë euro nëse përfshijmë edhe taksat. Ajo e Silvës është shitja e parë e kuqezinjve në këtë merkato, por nuk përjashton edhe largimin e Patrik Kutrones, për të cilin orvatje konkrete ka bërë vetëm Uolverhemptoni. Sulmuesi nuk e preferon destinacionin, por pikërisht te bomberat Milani shpreson të grumbullojë shumën për Angel Korrean me të cilin mediat argjentinase thonë se ka arritur tashmë një akord financiar.

 

KORREA

Argjentinasi është në dalje nga Atletiko e Madridit që pretendon të paktën 50 milionë euro për kartonin e lojtarit të blerë katër vite më parë nga San Lorence. Shuma që kërkojnë “Los Colcohnero” duhet të bjerë nën 40 milionë euro që Milani të tentojë goditjen, të paktën kjo është ajo që bëjnë të ditur burime pranë skuadrës italiane, e cila kërkon patjetër një sulmues të dytë për t’ia bashkangjitur Kristof Piontekut. 10 milionë euro diferencë mes kërkesës dhe ofertës mund të zvogëlohen me kalimin e orëve, aq më tepër që Korrea ka kompromentuar raportin me klubin aktual duke kërkuar largimin. Në këto rrethana, akordi mund të shndërrohet në çështje orësh, ndërsa “mosmarrëveshja” ekonomike mund të zgjidhet me përfshirjen e disa bonuseve në akordin e shitjes mes Atletikos dhe Milanit. Ecuri modeste ajo e Angel Korreas. Ai vjen nga një sezon në të cilin grumbulloi 49 prezenca me Atletikon, 36 nga të cilat në kampionatin spanjoll. 1920 minuta për 24-vjeçarin nga 3240 të disponueshme në La Liga, sidomos në pjesën e dytë të sezonit ku nuk ka pasur hapësirë kohore të madhe. Tre gola dhe dy asiste janë gjithçka që Korrea i ka dhënë Atletikos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here