Griezmann: Messi nuk më ka telefonuar

Pas pagimit të 120 milionë eurove për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Griezmann te Atletico Madrid, Barca njoftoi për transferimin e tij më 14 korrik.

Francezi tha se ka marrë një mirëseardhje të ngrohtë nga ata që janë të pranishëm në turneun e klubit në Japoni, ku ata do të luajnë kundër Chelseat dhe Vissel Kobe në Kupën Rakuten.

”E vërteta është se filloi keq, sepse ata dy herë më futën topin mes këmbëve në trajnimin e parë. Për fat të mirë e kam mësuar mësimin”, tha Griezmann në një konferencë shtypi përpara takimit të së martës me Chelsean.

”Messi nuk më ka thirrur ende, por Suarez e bëri. Ai më përgëzoi dhe më mirëpriti”.

“Grupi më ka mirëpritur dhe jam i lumtur që do ndaj një dhomë me ta. Shpresoj se mund të ndihmoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, potencoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here