Ja çfarë ka vendosur Juve për Higuain

Higuain erdhi si zëvendësues në humbjen 3-2 të Juventusit ndaj Tottenham në International Champions Cup të dielën.

31-vjeçari mbante shiritin e kapitenit, shënoi një gol dhe i impresionoi tifozët me performancën e tij në përgjithësi.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan se kjo ndeshje nuk e ndryshoi fatin e tij dhe ai mbetet jashtë planeve të ‘Zonjës së Vjetër’.

Gazeta shpjegon se Fabio Paratici dhe Pavel Nedved përsëritën qëndrimin e tyre ndaj argjentinasit, pa u konfirmuar nëse kishte një bisedë mes treshes përpara miqësores së djeshme.

Sa për atë se kush mund ta transferojë atë, Roma do të jetë duke pritur me krahë hapur ndërsa janë finalizimit të shitjes së Edin Dzekos te Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here