Mësohet struktura e Kupës së Italisë për sezonin e ardhshëm

78 skuadra do të garojnë në edicionin  e ardhshëm të Kupës së Italisë, edicion që fillon më 4 gusht.

Lazio është skuadra kampione në fuqi në këtë garë, pasi kishte mposhtur Atalantan 2:0 në finalen e sezonit të kaluar.

Secili raund i vitit 2019/20 do të ketë vetëm një ndeshje, përveç gjysmëfinales, që do të kontestohet në dy ndeshje.

Finalja do të luhet të mërkurën e 13 majit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here