Chelsea apo Bayern? – Odoi vendos për të ardhmen e tij

Callum Hudson-Odoi do të mbetet tek Chelsea edhe për 5 sezonet e ardhshme, duke qenë se pranoi të rinovojë kontratën me klubin londinez, pasi e ka bindur biseda me trajnerin Lampard, që i ka premtuar se skuadra e tij do të ketë vend për lojtarët e rinj.

Për 18-vjeçarin paga do të shkojë në 100 mijë paund në javën, plot 4.8 mln paund (5.3 mln euro) në sezon, sipas informacioneve të sigurta të gjigantit anglez “BBC”.

Në këtë mënyrë Bayern Munich mbetet “thatë” duke mos patur më mundësi për të afruar sulmuesin anglez, për të cilin kanë ofruar deri në 35 milionë euro tek Chelsea.

Aktualisht Hundson-Odoi vuan nga një dëmtim në tendinin e Akilit, që prej muajit prill dhe mendohet se do të jetë gati për në shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here