Marrëveshja është arritur: Milan then rekordin për Angel Correan

Milani ka arritur marrëveshje me Atleticon e Madridit për transferimin e Angel Correas.

Disa ditë më parë u raportua se Milani kishte arritur marrëveshje personale me Correan dhe argjentinasi do të përfitojë 3.5 milionë euro në San Siro.

Tani Sky Sport Italia, raporton se Milani ka arritur marrëveshje edhe me Atleticon dhe se Rosonerët do të paguajnë 50 milionë euro për Correan.

Drejtori i Atletico Madridit, Andrea Berta sot pritet të fluturojë drejt Milanos dhe të firmos marrëveshjen me Rosonerët.

Correa nga ana tjetër pritet që brenda javës të zbarkojë në Milano për testet mjekësore dhe të firmos kontratë 5-vjeçare me Milanin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here