Zyrtare: Filipe Luis largohet nga Atletico dhe rikthehet në Brazil

Veterani i prapavijës braziliane Filipe Luis ka firmosur për klubin e fëmijërisë Flamengo pasi u largua nga Atletico Madridi si lojtar i lirë. 

Klubi i Rio de Janeiros dhe lojtari kanë konfirmuar transferimin ditën e martë në rrjetet sociale.

Flamengo ka zbuluar se 33-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2021. Luis luajti 14 vite në Europë.

Për të është një ëndërr e bërë realitet, pasi te familja e tij kanë qenë të gjithë tifozë të Flamengos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here