Akuzoi organizatorët për korrupsion: CONMEBOL dënon Messin

Lionel Messi ka shpëtuar me një ndeshje dënim dhe një gjobë prej 1500$, pasiqë kishte akuzuar CONMEBOL për korrupsion në Kupën e Amerikës.

Messi kishte bërë të ditur se organizatorët janë kundër tij pas kartonit të kuq në ndeshjen me Kilin.

Komentet e tij kanë sjellur reagimin e menjëhershë të CONMEBOL dhe Messi rrezikonte dënim prej dy viteve.

Mirëpo argjentinasi ka shpëtuar me një dënim më të lehtë. Messi është dënuar me 1500$ dhe një ndeshje pezullim për kualifikueset e Botërorit 2022.

Messi gjatë Kupës së Amerikës deklaroi disa herë se CONMEBOL është i korruptuar dhe se Brazili është i favorizuar.

Në ndeshjen me Kilin, Messi u përplas me Medel ndërsa arbitri e ndëshkoi atë me karton të kuq dhe kjo bëri që ai të vazhdonte me deklaratat e tij kundër CONMEBOL.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here