Emery me një objektiv të ri: Arsenali synon transferimin e mbrojtësit të Juventus

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka bërë prioritet transferimin e Daniele Ruganit në këtë afat kalimtar, pasi Juventusi është i gatshëm ta shesë mbrojtësin.

Kalimi i Matthijs de Ligt në këtë afat te Zonja e Vjetër nga Ajaxi, ka ndryshuar gjërat në qendër të mbrojtjes, kështu që talenti italian pritet të largohet.

Maurizio Sarri është i gatshëm që t’i largojë disa lojtarë në këtë verë, derisa Arsenali po tenton ta transferojë Ruganin.

Skuadra londineze po tenton ta transferojë anëtarin e St Etenne, William Saliba, për 30 milionë euro, e që në listën e tyre është edhe mbrojtësi italian.

Por, Saliba nuk do të qëndrojë gjatë te Gunners, pasi pjesë e marrëveshjes në mes të dyja klubeve është huazimi në sezonin e ri.

Andaj, Emery po tenton ta transferojë Ruganin nga Juventusi, gjersa sipas mediave në Angli, Arsenali duhet t’i paguajë 40 milionë euro.

Skuadra londineze është po ashtu në garë për transferimin e mbrojtësit të majtë Kieran Tierney, mirëpo Celtic kërkon 30 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here