Lukaku drejt Interit, Manchester United ka gjetur pasuesin e belgut

Manchester United është vënë në lëvizje për të krijuar një listë me lojtarët që do të tentojnë për të zëvendësuar Romelu Lukakun, që pret të transferohet tek Inter.

Sulmuesi belg dëshiron largimin me çdo kusht, mirëpo United i ka bërë të qartë Interit se nuk e lëshon pak 83 milionë euro, teksa refuzuan ofertën e tyre të parë, prej 60 mln euro.

Ndërkohë United ka vënë në krye të listët për t’u blerë këto ditë Moussa Dembele, nga Lyon. Kujtojmë që merkato hyrëse në Angli mbyllet me 8 gusht dhe “Djajtë e Kuq” duan të jenë të përgatitur, nëse transferimi i sulmuesit belg mbyllet në ditët e fundit të merkatos për ta.

Dembele ka zhvilluar një sezon të mirë në Francë, ku ka shënuar 20 gola në të gjitha kompeticionet dhe ka dhënë 6 asisit për shokët e skuadrës. Lyon e bleu për 22 mln euro nga Celtic në vitin 2017 dhe vlera e kartonit të tij tani është dyfishuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here