Napoli takohet me agjentin e yllit të shumëkërkuar, gati për thyerjen e rekordit!

Lëvizje e befasishme e Napolit në merkato: sot në qendrën stërvitore Dimaro janë paraqitur agjentët e sulmuesit Nicolas Pépé, një ndër lojtarët më të spikatur në sezonin e fundit në Ligue 1 në Francë.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kërkohet nga shumë klubi, por Napoli ka nisur më herët bisedimet me Lille dhe tashmë po bisedon edhe me agjentin e tij Samir Khiat, i cili ka zbarkuar sot në Itali, shoqëruar nga ndihmësit e tij.

Lillekërkon 60 milionë euro për yllin e vet dhe deri tani Arsenali nuk është bindur të paguajë, ndaj po përfiton Napoli, që mund të përfshijë në marrëveshje Adam Ounas, mesfushor ofensiv që i pëlqen shumë Lilles.

Edhe PSG është në garë për sulmuesin, i cili shënoi 22 gola e dha 11 asiste sezonin e fundit, por Napoli e ka seriozisht dhe mund të kënaqë kërkesën e agjentit të Pépé: 5 milionë euro komisione dhe 5 milionë euro pagë në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here