Zyrtare: Dani Ceballos transferohet te Arsenal!

Skuadra nga Londra ka konfirmuar transferimin e 22 vjeçarit spanjoll, Dani Ceballos.

“Mirësevjen te Arsenal, Dani Ceballos”, shkruhet në njoftimin e Arsenal, përcjell lajmi.net.

Ceballos te Arsenal vjen në formulën e huazimit një vjeçar, pa të drejtë blerje.

 

U përfol se Arsenal do të paguante deri në 50 milionë euro për blerjen e kartonit të Ceballos, por Reali e ka refuzuar këtë formë, duke pranuar vetëm huazimin e thjeshtë, pa të drejtë blerje dhe pas sezonit të ardhshëm talenti do të kthehet sërish në Madrid.

Ka qenë trajneri Emery që e bindi 22-vjeçarin të kalojë tek Arsenal, duke i premtuar se do të jetë titullar në të paktën 40 ndeshje në sezonin e ardhshëm dhe Ceballos hoqi dorën nga Tottenham për të shkuar tek “topçijtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here