Hysaj gjithnjë e më pranë transferimit te Roma

Elseid Hysaj mund të përfundojë te Roma, edhe pse në garë mbetet edhe kampioni i Italisë, Juventus.

Mbrojtësi shqiptar së fundmi është në bisedime me gjigantin italian Romën.

Trajneri i ri i Romës, Fonseca e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e shqiptarit, pasi pozita e Florenzit do të ndërrohet.

Kapiteni i Romës që në vitet e fundit kishte luajtur si mbrojtës i djathtë, do të jetë më i avancuar.

Kësisoj Roma e sheh Hysajn si mbrojtës të krahut të djathtë për edicionin e ri.

Corriere dello Sport ka raportuar se Giallorosët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për shqiptarin si dhe pesë të tjera në formë bonusesh.

Napoli ende nuk ka dhënë dritën jeshile për tu larguar shqiptari, pasi po pret një ofertë më të lartë nga Juventus. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here