Ka ardhur konfirmimi: Napoli transferon yllin 80 milionësh në San Paolo

Napoli është shumë pranë finalizimit të transferimit më të shtrenjtë në historinë  e klubit. 

Napoletanët raportohet se kanë arritur marrëveshje me yllin  Lille, Nicolas Pepe.

Interesim për Pepen kanë shfaqur Manchester United, Liverpool, Inter dhe Arsenal, ndërsa Lille për lirimin e tij kërkonte 80 milionë euro.

Napoli i ka ofruar Lille shumën e kërkuar dhe tani mbetet të arrihet akordi për detajet e fundit të marrëveshjes.

“Kemi marrë një ofertë që i plotëson kërkesat tona. De Laurentiis ka ofruar shumën prej 80 miliona eurove. Tani mbetet që Pepe të vendos për të ardhmen e tij”, ka deklaruar presidenti i Lille.

Pepe shënoi 22 gola me Lille sezonin e kaluar dhe ishte në formacionin më të mirë të vitit në Ligue 1.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here