Milan përsëri për shopping te Flamengo: Rosonerët kanë gjetur mbrojtësin e duhur!

Atletico Madrid vazhdon të kërkojë 55 mln euro, përfshirë bonuset, Milani shkon në 40 mln euro dhe ndonjë bonus vështirë i realizueshëm. Për lojtarin gati kontrata 3 mln euro për pesë vitet e ardhshme.

Sakaq, sipas “Il Tempo”, mbrojtësi i Flamengos, ish-skuadra e Paqueta dhe Vinicius Jr, por edhe Gabriel Barbosa “Gabigol”,  është pranë Milanit. Gazetari Alessandro Austini flet një operacion të fshehtë në bazën e 11 mln eurove për Leo Duarten, që kërkohej edhe nga Roma.

Vetëm 23 vjeç, Duarte luan si në të djathtë të qendrës së mbrojtjes, ashtu edhe në të majtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here