Monaco interesohet për yllin e Real Madrid, lojtari dëshiron qëndrimin në ‘Bernabeu’

Monaco po interesohet për shërbimet e lojtarit të Real Madrid, Mariano Diaz.

Diaz kaloi tek ‘Los Blancos’ gjatë edicionit të kaluar, kur linte skuadrën e Olympique Lyon, por pa pasur mundësinë të tregonte vetën në ‘Bernabeu’.

Sipas ‘Goal’, Monaco është skuadra që po kërkon shërbimet e tij, por lojtari preferon qëndrimin në Real Madrid.

Lojtari kishte shënuar 18 gola me Lyon në sezonin 2017/18, por të njëjtën formë nuk kishte ndjekur me madrilenët.

Gjithsesi, skuadra nga principata shpreson se braziliani do të përcjell formën që mbante në Ligue 1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here