Pep Guardiola vendos për transferimin e Dani Alves

E ardhmja e mbrojtësit brazilian Dani Alves është ende e paqartë.

Kohët e fundit është përfolur se për 36-vjeçarin është interesuar skuadra e Manchester City. Madje është thënë se marrëveshja e lojtarit me kampionët e Anglisë është shumë pranë.

Ai që ka sqaruar situatën është trajnerit Pep Guardiola. “Bëhet fjalë për një lojtar dhe njeri të jashtëzakonshëm, të cilin e njoh shumë mirë”, tha trajneri spanjoll.

Të gjitha klubet më të mëdha në botë e dinë situatën e tij dhe njohin edhe vlerat e tij si një kampion. Gjithsesi, te City ne kemi dy lojtarë krahu të jashtëzakonshëm, ndaj nuk ka vend për dani Alves”, u shpreh Pep Guardiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here