Zbardhet ngjarja: Kolasinac ishte shënjestra e hajdutëve dhe jo Ozil!

Futbollisti i Arsenalit Sead Kolasinac e ka marrë epitetin e heroit pas ngjarjes së djeshme ku u përball me dy hajdut.

Tifozët e Arsenalit kanë hapur një peticion ku kërkohet që Kolasinac të bëhet kapiteni i ri i Topçinjëve.

Në fillim u raportua se hajdutët kishin si synim veturën e Mesut Ozil, mirëpo Sky Sports raporton se fillimisht është sulmuar Kolasinac para shtëpisë së tij.

Sky ka intervistuar pronaren e restoranit ku Ozil kishte arritur të ik nga hajdutët dhe kishte kërkuar ndihmë. Ozil dhe Kolasinac janë mysafir të rregullt të restoranit dhe pronarja ka qenë e mirë informuar për ngjarjen.

Dy hajdutët janë përballur fillimisht me Kolasinac para shtëpisë së tij dhe kur kanë filluar ta sulmojnë veturën e Ozil, ai është detyruar të largohet, pasiqë në veturë kanë qenë edhe gratë e tyre.

“Hajdutët kanë kërkuar orën e dorës nga Kolasinac. Kur kanë filluar ta sulmojnë, ai është drejtuar kah vetura. Njëri nga hajdutët ka tentuar të futet në veturë dhe Ozil është larguar nga vendi. Hajdutët e kanë ndjekur atë deri në momentin kur Ozil është futur te restoranti dhe ka kërkuar ndihmë.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here