Marrëveshja është arritur: Milan transferon sulmuesin 35 milionësh

Milani është mjaftë aktiv në merkaton e verës dhe Rosonerët po ndërtojnë një skuadër e cila do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane dhe ato franceze raportojnë se Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Lille Rafael Leoao.

20-vjeçari pati një sezon të shkëlqyeshëm me Lille dhe Milani do të paguajë 35 milionë euro për shërbimet e tij.

Në transferim do të përfshihet talenti i Milanit, Tiago Gialo, i cili vlerësohet 5 milionë euro.

Leoao pritet që ditët në vijim të zbarkojë në Milano për testet mjekësore dhe të firmos kontratë 5-vjeçare me Rosonerët.

Leoao do të jetë pasuesi i Patrick Cutrones, i cili pritet të transferohet te Wolverhampton për 25 milionë euro.

Transferimi i Leoaos nuk e përjashton edhe mundësinë e transferimit të Correas, për të cilin Milani po negocion me Atleticon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here