Ylli i Atletico Madrid afër transferimit te Milan

24 vjeçari argjentinas vazhdon të mbetet një dëshirë e Milanit për këtë afat kalimtar.

‘Calciomercato’ raporton se agjenti i Correa, Augustin Jimenez është në Milano, për të finalizuar këtë transferim.

Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, e sheh Correan si një startues në skuadrën e tij, përkrahë Krzyszof Piatek në formacionin 4-3-1-2.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë edhe marrëveshje me Atletico Madridin, që po kërkon 50 milionë euro për futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here