Ylli i Milanit lë stërvitjet, gati për transferim në Premierligë

Patrick Cutrone raportohet se ndodhet në prag të kalimit te Wolves në Premierligë, pasi është larguar nga stërvitjet me skuadrën e Milanit.

Sulmuesi ka lënë kampin stërvitor të Milanit i shoqëruar nga një anëtar i stafit të ‘Rossonerëve’.

E gjitha kjo pasi klubet kanë rënë dakord për kushtet dhe ai tani duhet të arrijë marrëveshje personale me Wolves, përcjell lajmi.net.

‘Sky Sport Italia’ kishte raportuar se Cutrone nuk ishte i bindur nga ky destinacion, por duket se tani ka ndryshuar mendjen.

Wolves i ka propozuar lojtarit një kontratë pesë vjeçare në vlerë prej 3 milionë euro, sipas Gazzetta dello Sport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here