Conte ka besim tek transferimi i Lukaku, nuk e ka me ngut

Conte beson se skuadra e tij do të arrijë marrëveshje me yllin e Manchester United, pas shumë negociatave të zhvilluara.

Romelu Lukaku është në qendër të vëmendjes tash e sa kohë, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter, e që së fundmi listës i është bashkuar edhe skuadra e Juventus.

Përkundër inkuadrimit të kampionëve të Serie A në garë, Conte beson se skuadra e tij do ta finalizojë marrëveshjen.

“Siç kam thënë gjithmonë, ne po flasim për një lojtar që nuk është i yni. Kështu, nuk është e drejtë të flasim për të, sepse do të tregonte mungesë respekti për lojtarin dhe skuadrën e tij” ka thënë Conte.

“Lukaku është lojtar i United, ne e dimë se afati kalimtar po vazhdon dhe klubi po punon për të kompletuar skuadrën.”

“Siç kam potencuar edhe më parë, ka shumë vetëbesim tek bordi” ishin fjalët e Conte.

Romelu Lukaku mbrëmë ka postuar një fotografi me agjentin e tij, duke lënë të kuptohet se ai po shkon diku tjetër, jashtë ‘Old Trafford’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here