Garë e çmendur – Verstappen fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë, zhgënjen Hamilton

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen ka fituar garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë të mbajtur në Hockenheim.

Gara për Çmimin e Madh të Gjermanisë ka dhuruar shumë aksion, emocione, parakalime dhe aksidente.

Të gjithë këto erdhën edhe shkaku i motit të ndryshueshëm dhe reshjeve të kohëpaskohshme të shiut.

Megjithatë, asnjëra nga këto nuk e ndalën pilotin e Red Bullit, Verstappen, ta fitojë garën të cilën e nisi nga pozita e dytë.

Në vendin e dytë arriti të përfundoj gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili shkëlqeu në këtë garë të cilën e nisi nga pozita e 20-të.

Vendi i tretë u rezervua nga Daniil Kvyat i Toro Rosos, i cili zhvilloi një garë të madhe duke e kompletuar podiumin.

Dështimi më i madh në këtë garë shkoi për pilotin e Mercedesit, Lewis Hamilton që u penalizua disa herë me heqje të sekondave dhe përfundoi në vendin e 11-të.

Gara e radhës është për Çmimin e Madh të Hungarisë, ndërsa zhvillohet pas një  jave më 4 gusht.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here