Luftë treshe për “rebelin” e Interit, klubet e Serisë A në ndjekje të Ikardit

Zgjidhja e çështjes “Ikardi” çdo ditë e më shumë e ndërlikuar mund të vijë nga Roma. Klubi verdhekuq, sipas mediave italiane, është gati të ndërhyjë në garën për sulmuesin argjentinas, i skarcuar përfundimisht nga Interi dhe prej kohësh i premtuar i Juventusit, duke i propozuar një ofertë që përfshin atë të Edin Xhekos, një nga të preferuarit e Antonio Kontes pas Romelu Lukakut, përveçse një shtesë ekonomike.

Negociatat po avancojnë përmes ndërmjetësish të angazhuar në zgjidhjen e çështjes mes numrit 9 dhe klubit zikaltër. Ideja e kryeqytetasve është të japin 30 milionë euro plus kartonin e sulmuesit boshnjak aktualisht të rivlerësuar në 20. Një operacion total, pra, prej 50 milionësh, plus 10 neto në vit si pagë për argjentinasin, që klubi verdhekuq është gati të ndërtojë për të transferuar qendërsulmuesin. Ofertë ende jo e materializuar, sepse klubi i Xhejms Palotës nuk ka marrë miratimin e Mauros, i cili, siç e dinë të gjithë, përfshi Romën, u është premtuar prej kohësh bardhezinjve. Por, ideja është konkrete, meqenëse Gonzalo Higuain ka vendosur të qëndrojë në Torino dhe në kushtet e mësipërme për Romën do ishte një ujdi. Përndryshe do qëndronte Xheko.

IKARDI DHE HAMES

Nuk ka dalë nga loja as Napoli. Merkatoja e klubit “axurr” në çdo rast pritet të ketë edhe “qershinë mbi tortë”, Hames Rodriguezin në huazim, në garë për të cilin janë edhe Milani dhe Atletiko e Madridit, që në krahun tjetër po konsideron shitjen e Angel Korreas, sulmuesit argjentinas. Me kusht që Reali të vendosë të japë po në formulën e huazimit fantazistin kolumbian. Ose pikërisht Ikardin. Nëse Interi që e vlerëson ishkapitenin më shumë pranë 80 milionë eurove se 70-ët e ofruar nga presidenti i jugorëve Aurelio De Laurentis, nuk do arrijë ta shesë, po konsiderohet një shkëmbim me Arkadiuz Milik, me ndryshimin e vetëm në favor të zikaltërve me disa miliona të përfshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here