Nainggolan pranon largimin nga Inter

Me ardhjen e trajnerit Antonio Conte në krye të stolit ‘Zi kaltër’, lojtari e ka gjetur vetën jashtë planeve të skuadrës, duke mos u përfshirë në taktikat e ushtruara në seancat stërvitore.

Si pasojë, skuadra ka vendosur që ta shes lojtarin, dhe me një gjë të tillë tashmë është pajtuar edhe mesfushori.

Sipas Fabrizio Romano, Nainggolan, përkundër Icardi, preferon të largohet nga Inter, sesa të bllokojë vetën dhe skuadrën.

Nainggolan u afrua tek Inter sezonin e kaluar, kur transferohej nga skuadra e Romës, në një mega marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here