Nuk mbaron me Cutronen, Wolves transferon një tjetër yll nga Milani

Jo vetëm Patrick Cutrone.

Wolves vazhdon të bëjë pazar në shtëpinë e Milan-it dhe kthen sytë nga Andre Silva. Klubi anglez kërkon të bëjë një revolucion në sulm dhe blerja e Cutrone-s është pothuajse e sigurt.

Ndërkohë, nuk është bërë akoma një ofertë zyrtare për portugezin, por shtypi anglez beson se kuqezinjtë do të marrin shumë shpejt propozimin e ekipit të Premier League.

Milanezët kanë qenë një hap larg shitjes së Silvas te Monaco, por operacioni ka dështuar për shkak të vizitave mjekësore dhe “Djalli” është vënë në kërkim të blerësve të rinj.

Një ofertë e mundshme e Wolves do të ishte e mirëpritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here