Sarri kërkon një përforcim për mesfushën, Agnelli përgatit goditjen e madhe

Juventusi vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe Biankonerët janë në kërkim të një mesfushori cilësorë.

Biankonerët kanë kompletuar dy përforcime në mesfushë, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, por Sarri nuk është i kënaqur.

Juventus ka piketuar disa lojtarë për mesfushën. Paul Pogba duket se është gjithnjë e më pranë transferimit te Reali dhe Biankonerët kanë kthyer vëmendjen kah Christian Eriksen.

Eriksen vlerësohet 100 milionë euro dhe Agnelli është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirën Sarrit.

Në rast se Eriksen transferohet te Juventusi, atëherë Biankonerët do të kenë një mesfushë të frikshme për sezonin e ri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here